ZYRTARE/ Aventurë e re për lojtarin që e mbylli me Kukësin, transferohet te skuadra italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 12:22


ZYRTARE/ Aventurë e re për lojtarin që e mbylli me Kukësin, transferohet te skuadra italiane

Pablo De Lukas ka vijuar karrierën e tij në Itali.

299297932_727063245028769_1677505459927748075_n

Mesfushori që e mbylli me Kukësin është prezantuar te skuadra e Brindizit, e cila militon në Serinë D italiane.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi italian me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” duke i uruar mirëseardhjen spanjollit 35-vjeçar.

Përveç verilindorëve, mesfushori gjithashtu ka një CV të pasur teksa ka mbajtur veshur edhe fanellat e skuadrave të Alaveshit, Rajo Vajekano B, Beitar Jeruzalem, Vitorulit, Ksanthit, Arges, Petrolulit, Salamankës dhe Sporting Gijon.

299578770_749718172950056_1298214630520338563_n

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL