ZYRTARE/ Aventurë e re për Gerhard Prognin, ish-sulmuesi i njohur i Superiores transferohet te skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 14:17

ZYRTARE/ Aventurë e re për Gerhard Prognin, ish-sulmuesi i njohur i Superiores transferohet te skuadra e…

Tashmë është zyrtare, Gerhard Progni transferohet te skuadra e Llapit.

PROGNI

Sulmuesi ka mbetur në Kosovë ku kalon nga Gjilani në radhët e Llapit. Me këta të fundit, 35-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare dhe ka nisur menjëherë me stërvitjet me ekipin e ri.

Në sezonin e kaluar ish-sulmuesi i Partizanit, Skënderbeut, Dinamos dhe Teutës u shpall golashënuesi i SuperLigës së Kosovës me fanellën e Gjilanit.

KOMUNIKATA ZYRTARE E LLAPIT –

LL

“Mirësevjen Gerhard Progni!????

Fanellën e Llapit do ta vesh edhe golashënuesi më i mirë i Superligës, Gerhard Progni

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me golashënuesin më të mirë të Superligës, ish-kapitenin e Gjilanit, Gerhard Progni.

Progni tek Llapi vie pas një periudhe 3 vjeçare të kaluar tek skuadra e Gjilanit, tek të cilët në sezonin e fundit ishte edhe kapiten i skuadrës.

Sulmuesi i krahut të djathtë në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura si Partizani, Dinamo, Skënderbeu dhe Teuta.

Progni tek Llapi vie si ndihmesë e madhe për fazën e sulmit në prag të ndeshjeve evropiane si dhe edicionit të ri të Superligës.

Golashënuesi më i mirë i Superligës sot ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me fituesin e Kupës së Kosovës dhe menjëherë ka filluar stërvitjet me grupin e futbollistëve.

Vazhdojmë PROGNI ?

#përparallapi

#krenariaeqytetit

#metebashkuarsekurre”

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"