ZYRTARE/ Aventurë e re për futbollistin shqiptar, lë kontinentin e vjetër për tu transferuar në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2022 | 14:32

ZYRTARE/ Aventurë e re për futbollistin shqiptar, lë kontinentin e vjetër për tu transferuar në…

Valon Berisha ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij duke u transferuar në Australinë e largët.

VALON BERISHA

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, ka lënë kontinentin e vjetër për të kaluar në formulën e huazimit të thjeshtë 1-vjeçar nga Reims në Francë te Melburn Siti në Superligën e Australisë.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi nga Melburni me anë të një komunikate zyrtare duke bërë me dije finalizimin e marrëveshjes me 29-vjeçarin kosovar.

Mesfushori sezonin aktual nuk është aktivizuar në asnjë minutë me Reimsin në Ligue 1, ndërsa në atë të kaluarin ka luajtur në 13 takime duke mos shënuar dhe asistuar dot.

Më parë, Valon Berisha ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Lacios, Dyseldorfit, Salcburgut dhe Vikingut.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"