ZYRTARE/ Aventura e Gatuzos te Fiorentina mbyllet ende pa nisur, zbulohet arsyeja e largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2021 | 10:14

ZYRTARE/ Aventura e Gatuzos te Fiorentina mbyllet ende pa nisur, zbulohet arsyeja e largimit

Aventura e Xhenaro Gatuzos te Fiorentina mbyllet ende pa filluar. Klubi nga Firence ka njoftuar zyrtarisht “divorcin” me trajnerin italian.

gattuso.fiorentina.napoli.2020.2021.indica.750x450

Ditën e djeshme mediat italiane raportuan se, Gatuzo ka kërkuar në skuadër afrimin e dy lojtarëve, Noko Gonzales dhe Serxho Oliviera të cilët janë propozuar nga agjenti Jorge Mendez i cili gjithashtu përfaqëson edhe trajnerin.

Këtë veprim e ka kundërshtuar menaxheri i vjollcëve, Xhankarlo Antogoni i cili e quan si konflikt të hapur interesi transferimin e dy lojtarëve të cilët përfaqësohen nga i njëjti agjent. Kjo nuk është pritur mirë nga Gatuzo i cili ka vendosur të largohet, ndonëse u zyrtarizua në krye të Fiorentinës vetëm 2 javë më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"