ZYRTARE/ As Juventus dhe as Junajtid, Haland i jep fund pritjes dhe firmos me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2019 | 15:40

ZYRTARE/ As Juventus dhe as Junajtid, Haland i jep fund pritjes dhe firmos me skuadrën e re

Erling Haland i ka surprizuar të gjithë me skuadrën e re. Sulmuesi norvegjez, para pak minutash është zyrtarizuar nga Borusia e Dortmundit.

dortmund

Edhe pse Juventusi dhe Mançester Junajtid dukeshin sikur ishin më pranë nënshkrimit me sulmuesin e Salcburgut, lojtari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij në Gjermani, te Borusia e Dortmundit.

Ai ka firmosur një kontratë 5 vjeçare dhe do jetë pjesë e klubit verdhezi deri në 2024-ën. Klubi gjerman pagoi 22 milionë euro, për të bërë të vetin lojtarin.

Kujtojmë që Haland, këtë sezon me Salcburgun në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet shënoi 28 gola dhe dhuroi 7 asiste.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"