ZYRTARE/ Arsenali i ndërpret kontratën mbrojtësit, zbulohet arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 14:30

ZYRTARE/ Arsenali i ndërpret kontratën mbrojtësit, zbulohet arsyeja

Sokratis Papastadopulos nuk është më lojtar i Arsenalit. Ka qenë vetë klubi londinez, që nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, bën me dije se ka ndërprerë kontratën me lojtarin.

Arsenals-Sokratis-Papastathopoulos-looks-dejected-after-conceding-their-first-goal-v-Watford

Shkak për këtë është bërë se grekut nuk mund t’i garantoheshin më shumë hapësira dhe tani është i lirë për të zgjedhur skuadrën e re ku do të vazhdojë karrierën.

Në komunikatën e bërë nga klubi thuhet: “Duke bashkëpunuar nga afër me Sokratis dhe skuadrën, kemi vendosur të shkëpusim kontratën për arsye të njëjta. Kjo i jep Papa lirinë në negociojë me klubin e ri dhe të rikthehet në aksion sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkruan klubi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"