Zyrtare / Armand Duka, kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2017 | 16:58

Zyrtare / Armand Duka, kandidat për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Ashtu siç pritej që pas zgjedhjes së Aleksander Çeferin në krye të UEFA-s, sot është konfirmuar se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, do të jetë një nga kandidatët për Komitetin Ekzekutiv të institucionit që drejton futbollin në Europë.

Duka-Ceferin tetor 2016

Sot UEFA ka bërë publike kandidaturat, mes të cilave renditet edhe emri i Dukës, përkrah 12 emrave të tjerë. Vetëm, 8 nga 13 personat që do të votohen në Kongresin e UEFA-s në Helsinki më 5 prill 2017, do të bëhen pjesë e Ekzekutivit të UEFA-s.

ekzekutivi uefa

Kandidatët

Zbignjev Bonjek (Poloni)

Kairat Boranbajev (Kazakistan)

Xhon Dilenei (Irlandë)

Armand Duka (Shqipëri)

David Xhil (Angli)

Reinhard Grindel (Gjermani)

Marios Lefkaritis (Qipro)

Elkhan Mamadov (Azerbajxhan)

Karl-Erik Nilson (Suedi)

Kieran O’Konor (Uells)

Mikele Uva (Itali)

Mikael Van Prag (Holandë)

Servet Jardimçi (Turqi)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"