ZYRTARE/ Arlind Ajeti gjen më në fund ekip, ja ku do të luajë mbrojtësi kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 22:52

ZYRTARE/ Arlind Ajeti gjen më në fund ekip, ja ku do të luajë mbrojtësi kuqezi

Arlind Ajeti, ishte pa ekip edhe pas mbylljes së merkatos, dhe ditën e sotme, më në fund ka gjetur një klub në Zvicër, për të vazhduar karrierën. Qendërmbrojtësi shqiptar, i cili sezonin e kaluar ishte në huazim tek Krotone nga ekipi i Torinos, u kthye tek klubi granata, por më pas, ata vendosën të mos e mbajnë.

arlind ajeti grasshoper

Disa skuadra në Serinë B e kërkuan, por në fund, Ajeti vendosi të vazhdonte aventurën në Zvicër, tek Grasshoper. 24-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-veçare, me opsion rinovimi për 2 vite të tjera. Drejtori i Grasshoper, Matias Ualter, pas firmosjes së kontratës deklaroi: “Jemi të lumtur që morëm menjëherë një përgjigje pozitive nga Arlindi për të na u bashkuar, pas dëmtimit të papritur të mbrojtësit Natan. Arlindi sjell shumë eksperiencë dhe do të na ndihmojë shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"