ZYRTARE/ Allmuça largohet nga Dinamo, kryeqytetasit mbeten pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2019 | 12:54

ZYRTARE/ Allmuça largohet nga Dinamo, kryeqytetasit mbeten pa trajner

Iglli Allmuça nuk do të jetë më trajneri i Dinamos.

igli allmuca

Klubi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se tekniku 38-vjeçar nuk do të drejtoj më skuadrën blu.

dinamio

Rezultatet jo të mira dhe vendi i parafundit në grupin A, të Kategorisë së Parë, kanë qenë arsyet pse Allmuça u largua.

Allmuça kishte dhënë dorëheqjen disa ditë parë, por iu refuzua. Ndërsa tani çdo gjë ka marrë fund. Klubi e ka falenderuar trajnerin për kontributin e tij.

Dinamo ndodhet në vendin e 9-të pas katër javësh. Ka barazuar vetëm një herë dhe ka pësuar tre humbje. Gjithashtu ka shënuar vetëm një gol.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"