ZYRTARE/ Albpetroli emëron trajnerin e ri, ja kush do ta drejtojë klubin patosarak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 16:28

ZYRTARE/ Albpetroli emëron trajnerin e ri, ja kush do ta drejtojë klubin patosarak

Albpetroli e nisi këtë sezon të ri në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa regjistroi 2 humbje në 2 javët e para.

Miho

Situata jo fort pozitive në klub, si dhe ecuria negative e skuadrën, sollën largimin e trajnerit Mariol Miho, i cili ndërpreu bashkëpunimin me Albpetrolin, që sezonin e shkuar ishte një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë.

dushi2

Ndërkohë së fundmi mësohet edhe emri i trajnerit të ri që do të drejtojë patosarakët. Ai është lushnjari Llazar Dushi, i cili rikthehet kështu tek ky klub, pasi kujtojmë që e ka drejtuar edhe në sezonin 2014-2015.

Llazar Dushi

Palët kanë arritur marrëveshjen, teksa Dushi, nuk do të humbë kohë dhe do t’ia nisë menjëherë nga puna, për ta rikthyer skuadrën te rezultatet pozitive.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"