ZYRTARE/ “Air Albania” pret tjetër sfidë të Kategorisë Superiore, Tirana jep njoftimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2020 | 0:22

ZYRTARE/ “Air Albania” pret tjetër sfidë të Kategorisë Superiore, Tirana jep njoftimin

Sfida mes Tiranës dhe Teutës do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” ditën e diel në orën 17:00.

Luftetari-Tirana-Superiore

24-herë kampionët e Shqipërisë konfirmuan në faqen e tyre zyrtare lajmin se përballja me “djemtë e detit” në kuadër të javës së 20-ë të kampionatit shqiptar do të luhet në impiantin modern të futbollit tonë.

Pas derbit të 13 dhjetorit 2019 Partizani-Tirana 1-2 dhe Kukësi-Partizani 1-0 të 26 janarit 2020, kjo do të jetë sfida e tretë e Kategorisë Superiore që do të luhet në “Air Albania”. Tirana pret që në stadium të ketë një numër të madh të tifozëve të vet.

Njoftimi i Tiranës:

Tirana – Teuta në “Air Albania”

Ndeshja e rradhës në kampionat do të luhet në stadiumin kombëtar “Air Albania”. Ky takim i rëndësishëm ju fton të gjithëve në stadium për të përkrahur masivisht skuadrën.

Ky vendim është marrë për të krijuar një klimë sa më të mirë për skuadrën, atmosferë bardheblu për objektivin e rradhës, tre pikët.

Ftojmë të gjithë tifozët të mos mungojnë, ftojmë familjet për ta bërë festë sëbashku.

KF Tirana kërkon mirëkuptimin e grupeve tifozerike, në veçanti të grupit “Tirona Fanatics”. Të gjithë bashkë kemi vetëm një qëllim.

tirana

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"