ZYRTARE/ “Air Albania” në dispozicion të kampionatit shqiptar, ja cili takim i javës së 23-ë do të luhet
Sfida mes Partizanit dhe Bylisit për javën e 23-ë të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.
Në një njoftim të fundit të kampionëve të Shqipërisë, konfirmohet se takimi do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 17:00.
Në këtë mënyrë, “Air Albania” bëhet pronë e kampionatit shqiptar pasi në të janë zhvilluar disa sfida të rëndësishme të këtij sezoni: derbi Tirana-Partizani 2-1, Tirana-Teuta 2-1, Kukësi-Partizani 1-0 dhe Tirana-Skënderbeu 1-1.
Kujtojmë që “Panorama Sport” mësoi se të kuqtë i kërkuar FSHF-së që takimi përballë ballshiotëve të luhet në impiantin modern të futbollit shqiptar “Air Albania”.
Njoftimi i Partizanit:
KATEGORIA SUPERIORE / JAVA 23
⚽FK PARTIZANI?KF BYLIS
?️E SHTUNË 22 SHKURT
⏰ORA 17:00
?️“AIR ALBANIA STADIUM”
Klubi njofton se takimi Partizani – Bylis i vlefshëm për javën e 23 të Kategorisë Superiore, do të zhvillohet në “Air Albania Stadium” ditën e shtunë ora 17:00
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"