ZYRTARE/ Agustin Torasa rinovon për një vit me klubin e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2016 | 18:13

ZYRTARE/ Agustin Torasa rinovon për një vit me klubin e Partizanit

Agustin Torasa ka rinovuar me 1 vit kontratën me klubin e Partizanit. Argjentinasi do të jetë pjesë e të kuqve edhe në sezonin e ardhshëm dhe çdo gjë tashmë duket e përfunduar.

torasaNë një njoftim të publikuar pasditen e së martës klubi i Partizanit thotë se argjentinasi, ‘i cili u bashkua me skuadrën në Janar të 2016 do të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve edhe për një tjetër vit’.

“27-vjeçari ka arritur sot akordin me drejtuesit e klubit duke përmbushur kështu dëshirën për të qenë pjesë e të kuqve edhe për një tjetër sezon”,-thuhet në njoftimin e klubit.

Më herët, “Panorama Sport” paralajmëroi një rinovim të kontratës mes argjentinasit dhe klubit të Partizanit.

Torasa ishte në dilemë, pasi është joshur edhe nga klube të huaja, kryesisht greke. Por drejtuesit e “demave” i kanë paraqitur një ofertë të majme, 9 mijë dollarë në muaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"