ZYRTARE/ Afrimi që pritej me padurim nga tifozët, Bajerni njofton goditjen e madhe të merkatos
Bajerni ka njoftuar zyrtarisht transferimin e Sadio Mane nga Liverpuli.
Sulmuesi senegalez udhëtoi drejt Gjermanisë ditën e djeshme për vizitat mjekësore, ndërsa në ditën e sotme hodhi firmën në kontratën që do ta mbajë në Bundesligë për 3 vitet e ardhshme.
Kanë qenë vetë bavarezët që e kanë bërë publik lajmin për tifozët me anë të një postimi në “Twitter”, ku Mane shfaqet duke pozuar me fanellën e klubit.
Pas momentit të prezantimit vetë 30-vjeçari është ndalur të flasë për sfidën e re ku ka theksuar dëshirën për transferimin te Bajerni.
“Jam shumë krenar që më në fund arrita të bëhesha pjesë e Bajernit. Kemi folur shumë, që në fillim e kam ndjerë interesimin e klubit dhe nuk kisha dyshime se do të transferohesha këtu.
Dua të fitoj me këtë klub si në rang vendi ashtu edhe në Europë, është momenti i një sfide të re.
Kur isha te Salzburgu ndiqja shumë ndeshje të Bajernit, është një klub që më pëlqen shumë.”, u shpreh Mane.
👋 Servus, Sadio #Mané! 🔴⚪
🔗 https://t.co/8Nf1NwB26l#ServusMané #MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) June 22, 2022
PANORAMASPORT.AL
