ZYRTARE/ Afrimi i fundit i Dinamos, “nëndetësja” prezanton futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 17:55

ZYRTARE/ Afrimi i fundit i Dinamos, “nëndetësja” prezanton futbollistin e Lokomotivës së Zagrebit

Zyrtarizohet lajmi i “Panorama Sport”, Dinamo firmos me mbrojtësin e Lokomotiva Zagreb, Edis Maliqi dhe mbyll merkaton e verës me rekord lëvizjesh, 23 në hyrje dhe 17 në dalje. Lajmi i publikuar të shtunën ekskluzivisht në gazetën “Panorama Sport”, ka gjetur edhe konfirmimin e klubit blu.

Dinamo

“Po, kemi arritur marrëveshjen me Maliqin. Lojtari ka firmosur dhe patjetër që do të jetë një vlerë e shtuar për ekipin tonë këtë sezon. Me ardhjen e Maliqit, merkatoja jonë është e mbyllur tashmë”, konfirmoi Shkëmbi.

Ndërkohë që ditën e sotme, klubi kryeqytetas ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me afrimin e Edis Maliqit.

“Mbrojtësi shqiptaro-maqedonas, Edis Malikji rikthehet në Kategorinë Superiore tek Dinamo. 25-vjeçari, me një eksperiencë në kampionatin maqedonas, shqiptar dhe atë kroat, është vlerë e shtuar kontigjentit të trajnerit Shkëmbi. Futbollisti është vënë sot menjëherë nën urdhrat e stafit teknik”, shkruan Dinamo në faqen zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"