ZYRTARE/ Abazaj i surprizon të gjithë me ekipin e ri, do luajë në të njëjtën skuadër me ish-mesfushorin e Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 22:55

ZYRTARE/ Abazaj i surprizon të gjithë me ekipin e ri, do luajë në të njëjtën skuadër me ish-mesfushorin e Kukësit

Kristal Abazaj është lojtari më i ri i Istanbulspor, në Ligën e Parë turke. Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme tek ekipi turk teksa do të jetë shok skuadre me Eduart Rrocën, me këtë të fundit që kaloi aty vetëm pak ditë më parë.

ABAZAJ

Abazaj u fol për një kalim te skuadra tjetër turke e Ankaraspor, por marrëveshja nuk u mbyll për shkak të merkatos së bllokuar të ekipit turk dhe për këtë arsye vendosi të vazhdojë aventurën te një skuadër tjetër.

Istanbulspor, synon ngjitjen në elitën e futbollit turk për sezonin e  ri dhe tashmë në përbërje do të ketë edhe dy lojtarë shqiptarë që shpresojnë të ndihmojnë skuadrën.

Abazaj luajti sezonin e fundit te Kukësi në huazim, por pas përfundimit të kampionatit u rikthye te Anderleht që zotëron kartonin e tij, por as aty nuk qëndroi për shumë gjatë duke vendosur të vazhdojë karrierën te Istanbulsport në Turqi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"