ZYRTARE/ 99,9% të aksioneve, fondi amerikan blen përfundimisht klubin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 14:40

ZYRTARE/ 99,9% të aksioneve, fondi amerikan blen përfundimisht klubin e Serisë A

Tashmë është zyrtare, klubi i futbollit Xhenoa kalon në dorën e fondit amerikan “777 Partners”.

XHENOA 777 PARTNERS

Tani nuk ka më asnjë dyshim, ish-presidenti Enriko Preciozi e ka shitur klubin xhenoan për 99,9% të aksioneve tek fondi i njohur amerikan i cili ka një përqindje të vogël aksionesh edhe tek klubi spanjoll i Sevijës.

Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi nga Liguria me anë të një komunikate zyrtare në sajtin e saj teksa njofton opinionin publik se aksionerët “777 Partners” të cilët janë dhe pronarët e rinj do të zotërojnë 99,9% të aksioneve të klubit më të vjetër italian.

“777 Partners” është një kompani private investimesh me qendër në Majemi e themeluar në vitin 2015 që investon me një fokus të veçantë në shërbimet financiare.

Preciozi e kishte shpëtuar Xhenoan nga falimentimi në vitin 2003 duke i sjellë përsëri në Serinë A në vitin 2007 dhe deri më tani nuk kanë rënë në Serinë B dhe tashmë e shiti klubin për një shifër afro 20 milionë euro.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"