ZYRTARE/ 591 milionë euro, biznesmeni amerikan blen klubin e madh italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2020 | 23:57

ZYRTARE/ 591 milionë euro, biznesmeni amerikan blen klubin e madh italian

Roma do t’i shitet kompanisë amerikane “Friedkin Group” për 591 milionë euro. Lajmi u konfirmua nga klubi verdhekuq nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ku bëhet me dije se presidenti Xhejms Palota ka pranuar ofertën e biznesmenit amerikan Dan Fridkin.
roma-celebrating-juventus-serie-a_wn3459qmrae616mymwcecpbih
Prej muajsh të tërë zhvilloheshin bisedimet rreth shitjes së klubit të njohur italian. Palota refuzoi ofertë paraprake të Fridkin, por më pas u dorëzua duke i kaluar aksionet e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"