ZYRTARE/ 5 ndeshje të kampionatit italian pa tifozë, Juventus-Inter me stadium “bosh”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 0:27

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Seria A

ZYRTARE/ 5 ndeshje të kampionatit italian pa tifozë, Juventus-Inter me stadium “bosh”

Pas lejimit të zhvillimit të ndeshjes Inter-Ludogorets pa praninë e tifozëve ditën e enjte, kampionati italian i futbollit lejon zhvillimin e 5 sfidave të kësaj jave të Serisë A me dyer të mbyllura.

serie-a---juventus-v-inter-milan-2

Juventus-Inter, Milan-Xhenoa, Parma-SPAL, Sasuolo-Breshia dhe Udineze-Fiorentina do të zhvillohen pa tifozë në stadiumet respektive për të shmangur përhapjen e koronavirusit, i cili deri tani ka infektuar 229 persona dhe u ka marrë jetën 7 të tjerëve në Itali.

Në fundjave, kampionati italian ndaloi zhvillimin e 4 takimeve të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com