ZYRTARE/ 2020 sjell shumë shpejt betejën e “titanëve” të boksit, Fjuri dhe Uailder ngjiten në skenë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 18:28

Boks Bota FB Të fundit

ZYRTARE/ 2020 sjell shumë shpejt betejën e “titanëve” të boksit, Fjuri dhe Uailder ngjiten në skenë

Superndeshja e boksit midis Deontei Uailderit dhe Tajson Fjurit do të zhvillohet në 22 shkurt të vitit të ardhshëm në Las Vegas së SHBA-së.

0_Deontay-Wilder-v-Tyson-Fury

Mediat e huaja raportojnë se të dy kampet kanë vendosur të përplasin dorezat për t’i ofruar publikut botëror një tjetër ndeshje madhështore.

Amerikani Uailder (Bronze Bomber) mban kurorën e kategorisë WBC, ndërsa britaniku Fjuri synon ta shkurorëzojë Uailderin për t’u ngjitur në fronin e peshave të rënda.

Të dy boksierët u përballën në dhjetor të 2018, ku nuk pati fitues.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com