ZYRTARE/ 2 raste me koronavirusi, merret vendimi për futbollin në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2020 | 23:24

ZYRTARE/ 2 raste me koronavirusi, merret vendimi për futbollin në Kosovë

Edhe Kosova pezullon pa afat vazhdimin e kampionatit. Ditën e sotme qeveria vendosi mbylljen e restoranteve, lokalave dhe ndalimin e aktiviteteve publike.

fadil vokrri

Për rrjedhojë, Federata e Futbollit të Kosovës i është nënshtruar vendimit të qeverisë Kurti.

Ky vendim erdhi si rezultat i konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në këtë shtet, ku një shtetase italiane dhe një e moshuar rezultuan pozitive me COVID-19 nga analizat e kryera.

NJOFTIMI I FFK-së:

13 mars, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin dhe klubet anëtare të saj se në bazë të vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës pezullohet kampionati i futbollit në të gjitha kategoritë në afat të pacaktuar deri në një vendim të ri. Ky vendim vjen pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë dhe si masë për parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

FFK fton futbollistët, punëtorët sportivë dhe qytetarët në përgjithësi që të qëndrojnë të qetë dhe ta luftojmë së bashku këtë pandemi pa panik por me kujdes të shtuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"