Zyrihu përjashton Berat Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2016 | 10:46

Zyrihu përjashton Berat Gjimshitin

Berat Gjimshiti mund të konsiderohet një futbollist i lirë dhe pa skuadër. Një komunikatë e Zyrihut ka bërë me dije se mbrojtësi shqiptar nuk do të përfshihet në ekip për fazën përgatitore që do të zhvillohet në Turqi.

gjimshitiMbrojtësi kuqezi ka kontratë deri në përfundim të sezonit, por me shumë gjasë vetë drejtuesit e klubit do të vendosin që ta lënë të lirë dhe të ketë një zgjidhje konsensuale të saj. Mediat italiane e konsideruan një zbulim të rëndësishëm të Shqipërisë, por tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë skuadra që do të përfitojë nga shërbimet e të riut të talentuar që mund të luajë në qendër të mbrojtjes, por edhe nga krahët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"