Zyrihu ‘pendohet’ për largimin e Sadikut, trajneri: Donte më shumë kohë në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2016 | 20:11

Zyrihu ‘pendohet’ për largimin e Sadikut, trajneri: Donte më shumë kohë në fushë

Pasi debutoi pak ditë më parë me Vaduzin duke shënuar dy herë në fitoren 2-5 që kjo skuadër arriti në transfertë me Luganon, mediat zviceriane kritikojnë vendimin e klubit të Zyrihut për huazimin e Armando Sadikut.

sadikuSipas “Blick”, huazimi i Sadikut te një rival direkt për mbijetesë, është një lëvizje arrogante, që mund t’i kushtojë rëndë ekipit.

Lajmi në median zviceriane vjen pasi Sadiku nuk u përfshi në formacionin e Javës, paçka se shënoi dy gola me Vaduzin.

Duke cituar një deklaratë të trajnerit Sami Hypia, “Blick” shkruan” se: Sadiku donte më shumë kohë për të luajtur dhe këtë nuk ia siguroja dot”.

Media zviceriane ngre pikëpyetje nëse drejtuesit e klubit e kuptojnë vërtetë situatën, ndërsa tregon edhe lëvizje të tjera lojtarësh në këtë ekip, që për ironi të fatit, ndodhet në vend të fundit në Superligë me 17 pikë, 29 pikë larg Bazelit në vendin e parë.

Untitled-4

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"