Zv/ministri i Brendshëm: Grima nuk u arrestua kot, trukonte ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 23:32

Zv/ministri i Brendshëm: Grima nuk u arrestua kot, trukonte ndeshje

Zëvendës ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka zbuluar detaje për operacionin ‘Oaz’, ku u arrestuan 11 persona si pjesë e një bande kriminale, pjesë e së cilës ishte edhe ish-portieri i Vllaznisë, Armir Grima, tashmë trajner i Kombëtares shqiptare për femra. Teksa fliste për rastin e Grimës, zv/ministri deklaroi se ai nuk ishte viktimë, pasi trukonte ndeshjet.

grima-2-653x420

“Sa i përket ish portierit të Vllaznisë, përderisa Prokuroria ka lëshuar masë arresti nuk mendoj se ka qenë viktimë. Zotëria ka qenë konkretisht pjesë e trukimit të ndeshjeve”, tha Llamari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"