Zvicra mesazh Kosovës: Lojtarët janë tanët, ata nuk mund të luajnë për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2016 | 14:07

Zvicra mesazh Kosovës: Lojtarët janë tanët, ata nuk mund të luajnë për ju

Kosova pranohet në FIFA. Një lajm i gëzueshëm për mbarë shqiptarët dhe vetë Kombëtaren dhe futbollin e Kosovës. Por, ashtu siç pritej Zvicra nuk e ka pritur mirë këtë fakt. xhaka-shaqiri-behramiMenjëherë pas këtij lajmi, Federata e Futbollit të Zvicrës ka theksuar që lojtarët me origjinë nga Kosova që luajnë me Përfaqësuesen helvete nuk mund ta lënë atë për te veshur fanellën e vendlindjes së tyre.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp deklarojnë që në Kongresin e FIFA-s nuk është përmendur si temë që lojtarët kosovarë mund të ikin nga Zvira për tiu bashkuar Kombëtares së prindërve të tyre.

“Ata nuk ishin fare temë në Kongresin e FIFA-s. Për këtë arsye ne Supozojmë se lojtarët me shtetësi të Zvicrës apo të Kosovës, të cilët janë angazhuar në ndeshje zyrtare me kombëtaren tonë, në asnjë mënyrë ata nuk duhet të luajnë për Kosovën”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Zvicrës, Peter Gilleron.
Ndërsa drejtori i Departamentit Ligjor, Robert Breiter ka thënë se rregulloret e brendshme nuk e përjashtojnë një mundësi të tillë dhe se për këtë do të duhet të pyetet FIFA.

“Në rast se një lojtar dëshiron të ndryshojë kombëtare, këtë e vlerëson Komisioni Kompetent i FIFA’s dhe merr një vendim, por pavarësisht kësaj, nuk ka indikacione se ndonjë futbollit dëshiron të largohet apo dëshiron të ndryshojë kombëtare”, tha Breiter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"