Zviceriani Okafor kërcënon Milanin: Në “San Siro” luajmë pa asnjë presion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2022 | 20:11

Zviceriani Okafor kërcënon Milanin: Në “San Siro” luajmë pa asnjë presion

Diamanti i sulmit të Salcburgut, zvicerani Noah Okafor, i cili tashmë ndëshkoi Milanin në ndeshjen e parë, foli për mikrofonat e “La Gazzetta dello Sport” në kuadër të ndeshjes vendimtare në mbrëmje mes kuqezinjve dhe austriakët për kalimin e turit në Ligën e Kampioneve.

okafor

Lidhur me sfidën e “San Siro”-s, në orën 21:00, 22-vjeçari deklaroi: “Milani ka një skuadër shumë të fortë. Do të kemi përballë një klub të madh, me histori legjendare.

Të sfidosh kampionët e Italisë është një përvojë unike dhe duam ta shijojmë. Mezi pres të zbresim në fushë sepse është një ndeshje e rëndësishme dhe ka shumë gjëra në valle. Jemi gati dhe entuziastë. Në Milano do të luajmë pa presion dhe në fund do të bëjmë bilancin tonë të Champions-it”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"