Zvicër / Hyka, Xhaka e Sadiku, të gjithë festojnë fitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 10, 2016 | 22:20

Zvicër / Hyka, Xhaka e Sadiku, të gjithë festojnë fitore

Dita e sotme ka qenë pozitive për futbollistët kuqezinj që luajnë në Zvicër. Bazeli i Xhakës, Luzerna e Hykës dhe Zyrihu i Sadikut dhe Kukelit kanë njohur të gjithë rrugën e fitores, ndonëse asnjë prej këtyre lojtarëve nuk gjeti rrugën e rrjetës.

hyka luzern

Bazeli ka mundur lehtësisht me shifrat 3-0 Jang Bois, që parashikohen si rivalë për titullin në këtë edicion. Ashtu siç pritej, Taulant Xhaka ka qenë titullar i padiskutueshëm në radhët e skuadrës së tij që siguroi fitoren e 4 në po aq ndeshje të luajtura në këtë sezon.

Tre ditë më parë Bazeli mundi Luzernën e Jahmir Hykës, por skuadra e mesfushorit shqiptar iu kthye përsëri rrugës së fitoreve me triumfin 3-1 në fushen e Vaduzit. Hyka luajti 90 minuta duke qenë si zakonisht një nga rreziqet kryesore për mbrojtjen kundërshtare, ndonëse këtë radhë nuk gjeti rrugën e rrjetës në suksesin e ekipit të tij që tashmë është i dyti në renditje.

sadiku zyrih

Në kategorinë e dytë zvicerane, vazhdon rrugëtimi pozitiv i Zyrihut, i cili fitoi pa shumë vështirësi 2-0 në fushën e modestëve të Le Mont. Ekipi vazhdon të marshojë i qetë në kryesimin e kësaj kategorie, ndërsa Sadiku dhe Kukeli janë titullarë të paprekshëm në formacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"