Zvarritja me “Muzakën”, sezoni për Tiranën nis me precedent të rrezikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2018 | 16:37

Zvarritja me “Muzakën”, sezoni për Tiranën nis me precedent të rrezikshëm

Një çështje e tillë pa zgjidhje është precedent i rrezikshëm për garën në Kategorinë Superiore që pa nisur. Trajtimi që FSHF po i bën çështjes “Muzaka” krijon një rast të rrezikshëm që do të jetë pretekst për t’u përmendur nga të gjithë klubet e tjerë.

tirana

Zvarritja, shkelja e afateve dhe toleromi në kohë, është një kërkesë që cilado skuadër do të ketë të drejtën që ta kërkojë nga Federata Shqiptare e Futbollit në çdo rast të ngjashëm me gjyqe të humbura në DHZK për pagesa të prapambetura. Në këtë mënyrë, FSHF po “minon” garën ende pa nisur dhe precedenti i rrezikshëm me çështjen “Muzaka” është fakti që e vërteton këtë gjë.

xmuzaka-770x470-696x425.jpg.pagespeed.ic.lQtdFbqkt5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"