Zvarritja e vendimit, Mema dhe shembulli që Tirana merr nga… Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 8, 2019 | 10:59

Zvarritja e vendimit, Mema dhe shembulli që Tirana merr nga… Milani

Tirana e ka trajnerin, por në të njëjtën kohë në klub po “gatuajnë” largimin e Ardian Memës. Zvarritja e një vendimi do të rëndojë pa diskutim tek ekipi.

Mema-Xhampaolo

Ishin pikërisht drejtuesit që e konfirmuan në nisje të këtij sezoni, por pa kaluar mirë java e parë e tetorit duan ta heqin. Një pavendosmëri e drejtuesve, që është në dëm të skuadrës.

Nëse s’e kanë ndarë mendjen, mirë do të ishte që të jepnin një verdikt final dhe të thoshin: “Po, e hoqëm” ose: “Jo, do qëndrojë”. Dhe nëse do ta shpallnin “divorcin”, mirë do të ishte që ta bënin tani. Është momenti për të fituar kohë dhe mund të thuhet pa frikë se kanë një “bonus” të madh, duke qenë se kampionati është ndërprerë.

Kushdo që do të merrte “frenat” e bardhebluve, do të kishte shansin që për këto 2 javë t’i stërvitë lojtarët dhe t’i njohë më mirë. Dhe duhet thënë që punë do të ketë shumë, sidomos kur dihet se pjesa dërrmuese janë përzgjedhur nga një tjetër trajner. Shembulli për t’u marrë momentalisht është Milani.

Marko Xhampaolos nuk i mjaftoi as ajo fitore kundër Xhenoas për të garantuar vendin e punës. Drejtuesit e kanë vendosur që do t’i shkëpusin marrëdhëniet me të, duke përfituar edhe nga pauza e kombëtareve. Direkt kanë nisur edhe negociatat me emra të mirënjohur, si Luçiano Spaleti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"