Zv.trajneri i Lushnjes i jep zemër ekipit: Me 42 pikë… shpëtojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2022 | 11:41

Zv.trajneri i Lushnjes i jep zemër ekipit: Me 42 pikë… shpëtojmë

Lushnja është e gjitha e përqendruar te mbijetesa. Kur kanë mbetur edhe 6 javë, misioni i verdhejeshilëve është që të mbeten jashtë zonës së rrezikut. Blerim Hasalla është optimist dhe me llogaritë që bën, mendon se 42 pikë do të mjaftojnë për këto llogari. Në një deklaratë të dhënë për gazetën, zv.trajneri shprehet:

lushnja

“Mendoj se do të jetë një finish shumë i vështirë. Barazimi me Pogradecin na e komplikoi shumë punën. Tani duhet të shikojmë për pikë të tjera.

Besoj se 40-42 pikë do të mjaftojnë për të shpëtuar. Kemi një ndeshje të vështirë në Peshkopi, por skuadra është e përgatitur për rezultatin pozitiv.

Kemi punuar mirë këto ditë dhe forca për të marrë rezultate pozitive nuk na mungon. Kështu, në fund Lushnja të jetë e shpëtuar”, deklaroi numri dy i stolit.

Ekipi udhëton në Peshkopi pas 26 vjetësh. Ka qenë sezoni ‘95-‘96 kur barazonin 1-1 me Korabi. Por lushnjarët e kanë një avantazh këtë javë, trajnerin Agim Canaj. Gjatë sezonit të kaluar ai ka qenë në stolin e dibranëve dhe e njeh ambientin.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"