Zv.trajneri i Korabit pas humbjes në Korçë: Vështirë t’i motivoja lojtarët sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2017 | 18:10

Zv.trajneri i Korabit pas humbjes në Korçë: Vështirë t’i motivoja lojtarët sot

Në mungesë të trajnerit Gerd Haxhiu, i shkarkuar mbrëmjen e së premtes, Korabin e drejtoi zëvendësi Ermal Nexhipi në humbjen 3-0 ndaj Skënderbeut në Korçë.

Ermal Nexhipi

Ky është prononcimi i tij për mikrofonin e “SuperSport” pas ndeshjes:

“Sot na mundën cilësitë e Skënderbeut. Sot hodhëm në fushë ekipin që kishim përgatitur gjatë gjithë javës dhe mendoj se deri në njëfarë pike lojtarët u përgjigjën mirë. Ishte shumë e vështirë për mua që t’i motivoja, ndaj mund të them se jam i kënaqur. Nuk prisja më shumë. Unë mund të jem i fundit që do largohem nga Korabi, ndërsa për trajnerin e ri besoj se do të vendosim gjatë javës së ardhshme”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"