Zv. presidenti Zaneti: Derbi i të dielës vendos fatet e sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2017 | 20:07

Zv. presidenti Zaneti: Derbi i të dielës vendos fatet e sezonit

Legjenda argjentinase, Havier Zaneti, tashmë zëvendës president i Interit, deklaron se rezultati i derbit ditën e dielë do jetë deçiziv për shanset e Interit dhe Milanit për kualifikim në Ligën e Kampioneve. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Zaneti foli edhe për potencialin e zi kaltërve këtë sezon.

zanetti

 

Ish mbrojtësi i Interit u shpreh se derbi ka gjithmonë rëndësi, dhe përjashtim nuk bën as ky i 15 tetorit: “Një fitore do rriste vetëbesimin e grupit dhe do tregonim se jemi në rrugën e duhur. Do të jetë një derbi fantastik, që do vendosi shumë gjëra për këtë sezon, si për ne, ashtu edhe për Milanin. Nëse fitojmë, hedhim një hap të madh drejt Ligës së Kampioneve.”

Zaneti inter

“Tashmë kemi një nivel të mirë teknik dhe jemi të bindur se skuadra është e kompletuar. Mund t’i hapim probleme çdo ekipi këtë sezon, dhe kemi mundësi ta bëjmë, por objektivi ynë kryesor është të rikthehemi në Ligën e Kampioneve”, – deklaroi ish-mbrojtësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"