Zv. presidenti i Kamzës: Nuk do të mungojnë shpërblimet, ftoj kuksianët në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2017 | 15:05

Zv. presidenti i Kamzës: Nuk do të mungojnë shpërblimet, ftoj kuksianët në stadium

Skuadra e Kamzës po vazhdon një stërvitje intensive, e cila ishte mjaft e larmishme, por edhe me kënaqësi nga lojtarët. Ka qenë intensive për shkak të disa ushtrimeve të karakterit fizik që nuk zgjatnin në kohë të gjatë dhe herë pas here kishte pushime për të rimarrë veten.

kamza

Skuadra ishte e plotë, madje nuk ka asnjë te penalizuar, por ajo që është e veçantë se të gjithë lojtarët janë formë dhe s’kanë problem shëndetësore. Por, kjo situatë ka dhe të keqen që do ta vuajë trajneri, i cili nuk mund të fiksojë një formacion kundër Kukësit, pasi e ka të vështirë të veçojë 11-shen.

QARRI

Në një prononcim për gazetën, zv.presidenti Ardian Qarri, i cili merret më shumë me menaxhimin dhe financat e klubit, në një prononcim për gazetën, shprehet:

“Te Kamza, gjithçka funksionon normal dhe çdo gjë e përpiktë sipas kontratave të çdo futbollisti. Asnjëherë nuk ka pasur probleme me rrogat, ato janë dhënë në kohë, por për lojën e bukur dhe rezultatet e arritura, ekipi është shpërblyer tri herë. Do mendojmë që shpërblimet e ekipit të jenë edhe më të shumta sa herë që skuadra fiton. Kështu mendohet edhe takimi me Kukësin, ku lojtarët do të shpërblehen në rast fitoreje”, tha Qarri.

Duke vijuar në lidhje me ndeshjen e së mërkurës kundër Kukësit, ai shprehet: “Kam besim te skuadra jonë se do t’ia dalë me sukses edhe në këtë takim, sepse është një skuadër për t’u admiruar. Për sa i përket takimit kundër Kukësit, unë i respektoj jo vetëm ekipi e Kukësit, por të gjithë komunitetin kuksian që banon në Kamëz dhe disa prej tyre i kam dhe komshinj. Madje, i ftoj që të vijnë të gjithë në stadium e të bëjnë tifo për skuadrën e tyre”, përfundoi Qarri.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"