Zv.presidenti i Barcelonës: Me Levandovskin do të firmosim vetëm nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2022 | 14:31

Zv.presidenti i Barcelonës: Me Levandovskin do të firmosim vetëm nëse…

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Eduard Romeu, përgjegjës për fushën ekonomike të klubit, u ndal të komentonte transferimet e mundshme të katalanasve këtë verë. Gjatë një interviste për “RAC1”, ai tha në lidhje me transferimin e mundshëm të Robert Levandovskit:

levandovski

“Nëse ne do të jemi në gjendje që të amortizojmë tri herë koston e transferimit të tij, atëherë mund të firmosim”.

Ai komentoi gjithashtu edhe të ardhmen e Frenki de Jongut, i cili përflitet se mund të largohet për të zbutur krizën financiare.

“Ne nuk kemi arkëtuar asnjë euro nga shitja e ndonjë lojtari dhe nëse kjo do të ndodhë do të jetë një vendim sportiv”.

Në lidhje me rinovimin e Gavit ai sqaroi se është optimist se firma do të vijë:

“Unë nuk di të ketë ndonjë konflikt për rinovimin e tij dhe e njëjta gjë me të gjithë futbollistët me të cilët kemi rinovuar”.

FATURAT – Romeu u ndal të sqaronte me detaje situatën financiare të klubit katalanas, që ka një faturë rrogash vjetore më të lartë se çdo klub tjetër, 560 milionë euro.

Rivalët e Realit të Madridit e kanë 400 milionë euro, ndërsa Bajerni i Mynihut vetëm 300 milionë, gati sa gjysma e Barçës dhe ky është një problem i madh prandaj dhe klubi është duke diskutuar me kapitenët uljen e 50% të rrogave të lojtarëve:

“Jemi në rrugë të mbarë, por nuk mjafton. Kemi një faturë rroge 560 milionë euro.

Bajerni e ka 300 milionë për shembull, ndërsa Reali është pranë 400 milionë eurove.

Rrogat janë plotësisht disproporcionale dhe të fryra. Ata nuk kanë bërë ndonjë mëkat apo mashtruar dikë, por ne duhet të negociojmë më intensivisht.

Negociatat do të jenë individuale, por do të flitet fillimisht me ata me rrogat më të larta”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"