“Zoti ju ndihmoftë”- I shpëtoi aksidentit të frikshëm, reagon për herë të parë Françeska Jaçe. Ka edhe një mesazh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2020 | 11:18

“Zoti ju ndihmoftë”- I shpëtoi aksidentit të frikshëm, reagon për herë të parë Françeska Jaçe. Ka edhe një mesazh

Françeska Jaçe ka reaguar për herë të parë, pasi i shpëtoi aksidentit të frikshëm në rrethrrotullimin e Nartës, në Vlorë dy ditë më parë.


Ish-partnerja e Albi Dokës humbi kontrollin e automjetit të saj luksoz, tip “BMV X6”, që doli nga rruga dhe u përmbys. Sipas raportimeve ajo u ndihmua nga kalimtarët dhe mori vetëm disa plagë të lehta në trup.

Dhe mbrëmjen e djeshme, Françeska Jaçe reagoi për aksidetin duke falënderuar të gjithë njerëzit për mesazhet dhe telefonatat e tyre.

Ndërsa uroi që Zoti t’i ndihmojë të gjithë njerëzit.

“Zoti ju ndihmoftë. Faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta,”- shkroi modelja.

Aksidenti ndodhi rreth orës 12 e 40 minuta të ditës së hënë, ndërsa  Françeska Jaçe ka arritur të dalë pa pësuar dëmtime të rënda.

Momenti i përplasjes dhe përmbysjes së automjetit sipas dëshmitarëve okularë në vendin e ngjarjes, por edhe Policisë ka qenë i frikshëm, ndërsa në momentet e para është menduar për një aksident edhe më të rëndë, por fatmirësisht gjithçka ka kaluar pa pasoja.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e Policisë, ndërsa drejtuesja e automjetit ka dalë nga makina e përmbysur, duke marrë menjëherë ndihmë mjekësore, por fatmirësisht, pavarësisht aksidentit të rëndë, dëmet e shkaktuara kanë qenë vetëm materiale.

27-vjeçarja vlonjate e njohur për mediat ka qëndruar pranë vendit të ngjarjes edhe kur ka mbërritur Policia, ndërsa nga blutë e Vlorës kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje.

Sipas informacioneve nga Policia e Vlorës dyshohet se shkak i aksidentit të jetë humbja e kontrollit të mjetit, që ka sjellë edhe përplasjen me bordurën e rrethrrotulimit dhe më pas përmbysjen.

Në momentet e para është dyshuar edhe për shkak të shpejtësisë së lartë, por mënyra e përmbysjes së automjetit dhe dëmet e shkaktuara e kanë hedhur poshtë këtë pistë, pasi dëmet materiale, por edhe dëmet e tjera mund të ishin më të rënda në aksident.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"