“Zoti Demi, shkund ekip, po na lodhni sytë”, Dosti “ngre zërin” pas humbjes me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 0:17

“Zoti Demi, shkund ekip, po na lodhni sytë”, Dosti “ngre zërin” pas humbjes me Kukësin

Humbja e Partizanit me rivalët direkt të Kukësit 1-0 ditën e djeshme ka ngjallur irritimin jo vetëm të tifozëve të Partizanit, por dhe të ish-sulmuesit të njohur të të kuqve Edmond Dosti.

dosti
Nëpërmjet rrjetit social, ish-kampioni i të kuqve në vitin 1993 kritikon teknikun aktual Adolfo Sormanin dhe paraardhësit e tij të italianë (Mark Iulianon, Andrea Agostinelin dhe Franko Lerdën) për rezultatet zhgënjyese të 16-herë kampionëve të Shqipërisë ndër vite.

Dosti vlerëson me nota negative dhe lojtarët e huaj të Partizanit: Solomon, Braun, Romero bashkë me ish-sulmuesin Jozef Ekuban.

treni
Në vazhdim të qëndrimit të tij, Dosti i bëri thirrje presidentit të klubit Gazmend Demi të veprojë menjëherë për të ndryshuar situatën në ekip.

Pas humbjes së djeshme 1-0 me Kukësin, Partizani ka diferencë nga Kukësi i vendit të parë 7 pikë duke vështirësuar garën për të mbrojtur titullin kampion.

Goli i Kukesit

POSTIM
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"