Zotërinjtë e klauzolave, Elseid Hysaj kalon Mertensin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2017 | 12:21

Zotërinjtë e klauzolave, Elseid Hysaj kalon Mertensin

Skema, marifete, blin dime dhe klauzola, janë këto disa nga rrugëdaljet e kontratave në futbollin italian. Kush kërkon të rrëmbejë më të mirët e Italisë, duhet të përballet me një nga këto mënyra, ndaj edhe shumë klube të rëndësishme, por jo vetëm, kanë kohë që ka nisur bisedimet yjet për të gjetur një mënyrë sa më të sigurt për t’i mbajtur në ekipet aktuale.

Klauzolat me te shtrenjta

KLAUZOLAT – 110 milionë eurot e klauzolës aktuale të argjentinasit, nuk duken një pengesë e pakapërcyeshme dhe drejtuesit zikaltër po kërkojnë një mënyrë të shpejtë për të rritur sa më shumë klauzolën, por edhe për të bindur lojtarin dhe bashkëshorten /menaxhere, Vanda Nara.

ikardi

Trajneri Spaleti nuk bën edhe aq humor kur kërkon që Ikardi të ketë 700 milionë euro si shifër për ‘kokën’ e tij, duke imituar kështu një filozofi tepër moderne, që fillesën e gjen te Reali i Madridid.

I dyti në listën e të ‘shtrenjtëve’ është Andrea Beloti. Bomberi i Torinos vlen 100 milionë euro të padiskutueshme. Si provë të kësaj që po themi, mjaftojnë drejtuesit e Milanit, të cilët ndoqën lojtarin për shumë javë pa arritur të bindnin klubin torinez.

Klauzolat

REAKSION ZINXHIR – Ethet e milionave nuk janë sëmundje vetëm e Serisë A. Rruga më e sigurt për klubet duke rinovimi pa klauzola me klubin, që mban të drejtën e përcaktimit të çmimit të një lojtarit, por kjo jo gjithmonë është e mundur. Shembull në këtë rast është Juventusi, që nuk ka përcaktuar klauzolë në rinovimin e Paulo Dibalës dhe as që ka në plan ta bëjë me Aleks Sandron, i cili verën e kaluar ishte fare pranë Çelsit.

dibala

Krejt e kundërta ndodhi me Milanin, që vetëm për të mbajtur Donarumën, pranoi vendosjen e një klauzolë (70 mln €) për jashtë Italisë. Këtë qëndrim kuqezinjtë e mbajtën edhe një javë më parë në rinovimin e Susos, për të cilin papritur nisën të interesohen klube spanjolle. Fundja, shifra pakëson kandidatët, por nuk eliminon rrezikun…

Donaruma

ZONA E MESME – Në Napoli ngaherë kanë ndjekur një strategji ndryshe dhe kontratat kanë qenë një burim të ardhurash me Lavecin, Kavanin dhe Higuanin si shembujt më të mirë. Presidenti De Laurentis vazhdon të blindojë yjet dhe aktualisht Zelinski (65 mln), Hysaj e Maksimoviç, (55 mln) shihen si thesari i së ardhmes.

hysaj

Bën çudi, por Mertnens vlen vetëm 28 milionë euro dhe mund t’i zhvatet Napolit që në verën e ardhshme. Gulam duket në kasafortë me 35 milionë eurot që kërkohen për të, ndërsa problemi mbetet Mauricio Sarri. Trajneri nuk ka kërkuar kurrë rinovim, me klubin që do t’i kërkojë 8 milionë euro kujtdo që do t’i trokasë në derë për teknikun toskan.

“NYJET” NË ROMË – Edhe kryeqyteti ndodhet brenda kësaj situate. Te Lacio, holandezi De Vrij ka akordin mbi pagën, por jo lidhur me koston e shitjes. Lojtari kërkon të fiksohet në 18 milionë euro, klubi nuk dëshiron të zbresë nën 25 milionë. Po bisedohet, në pritje të marrëveshjes.

De Vrij Lacio

Ndërsa te verdhekuqtë, në pjesën tjetër të kryeqytetit, ka të paktën dy çështje të hapura: Strotman rinovoi në qershor me një klauzolë prej 45 milionë, të vlefshme brenda 31 korrikut. Ja përse drejtori sportiv, Monçi, shpreson ta shesë në fillimet e verës.

manolas naingolan

Paralelisht, po pritet edhe një takim me menaxherin e Manolas (kontrata e të cilit skadon në 2019-ën) dhe për të gjithashtu, pritet të vendoset një klauzolë me peshë, për të evituar largimin me një çmim të ulët. Të shumtë janë emrat që do të kishin ndryshuar klube pa këto “nyje”. Të gjithë gati, pra, për sfidat e mëdha të merkatos.

Përgatiti: LEDIO NASE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"