“Zot” në mesfushën e Peskarës, Memushaj zgjidhet në formacionin ideal të Serisë B

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 11:51

“Zot” në mesfushën e Peskarës, Memushaj zgjidhet në formacionin ideal të Serisë B

Seria B italiane ka zhvilluar tetë javët e para dhe që në start skuadra e shqiptarit ka zënë vend në krye. Peskara ka nisur shkëputjen nga ndjekëset, me objektivin për të siguruar sa më shpejt ngjitjen në Serinë A për edicionin e ardhshëm. E me sa është zhvilluar deri më tani, në analizat e përgjithshme është përpiluar edhe formacioni ideal i këtij kampionati. “onefootball.it” ka përzgjedhur mes 11-shit më të mirë edhe mesfushorin e Kombëtares, Ledian Memushaj.

Memushaj

Deri më tani, shqiptari nuk e ka gjetur ende rrugën e rrjetës, por ia ka dalë që të jetë vendimtar me katër asistet e tij. Mesfushori i Kombëtares, me rikthimin te Peskara duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë dhe arrin që të shprehet mjaft mirë në ekipin e “delfinëve”.

memushaj

“Është Zot në mesfushën e Peskarës dhe ia ka dalë që me kontributin e tij të ndihmojë qartësisht ekipin për arritjen në vend të parë”, është përshkrimi i bërë për shqiptarin. Ekipi i plotë i përzgjedhur është: Paleari; Gravilon, Maxho, Mekarielo; Tonali, Kragl, Firenze, Memushaj; Donaruma, Palombi, Mankuzo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"