“Zot” i transfertave, Tirana e pathyeshme jashtë fushe prej 4 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 20:22

“Zot” i transfertave, Tirana e pathyeshme jashtë fushe prej 4 muajsh

Tirana luan sezonin në 4 ditë. Kupa dhe titulli vendosen në aksin Kukës-Ballsh. Bardheblutë që nga dje kanë filluar të mendojnë për dy transfertat më delikate që kanë për këtë edicion futbollistik.

tirana

Të mërkurën kanë shansin që të “vulosin” njëherë e mirë kualifikimin për në gjysmëfinale, ndërsa në fundjavë kanë mundësinë që të marrin arratinë në grupin B.

Ze Maria, veç përgatitjeve intensive dhe skemave që ka në plan të aplikojë për këto dy takime, shpreson edhe prej statistikave. Nëse vjet ndeshjet jashtë fushe ishin një makth më vete, tashmë situata ka ndryshuar katërçipërisht.

27747705_1989376947985084_336289753508351084_o

Pa frikë mund të themi se transfertat këtë vit janë “arma” më e fortë e skuadrës së drejtuar nga braziliani. Nëse në shtëpi e kanë provuar shijen e humbjes, jashtë Tiranës jo. Bardheblutë mund të konsiderohen edhe “zotër” të transfertave.

Në Kategorinë e Parë nuk thyhen prej 139 ditësh, pra diç- ka më tepër se 4 muaj. Kanë fituar 6 herë në total, konkretisht në Pogradec, Peqin, Berat, Fushë-Krujë, Kuçovë dhe Cërrik dhe kanë barazuar vetëm në Shënkoll.

27787977_1990428701213242_6855563542537917805_o

Edhe në Kupën e Shqipërisë shifrat i kanë në kompleks të mira, ndërsa e kanë nisur rrugëtimin këtë vit me dy fitore në Kavajë për turin e parë, por “ngecën” në Shkodër.

Megjithatë, humbja me Vllazninë konsiderohet e padëmshme, pasi në atë takim kryeqytetasit shkonin me statusin e të kualifikuarve, pasi gjithçka e kishin mbyllur me fitore e pastër 2-0 në “Selman Stërmasi”.

27788751_1990428461213266_2719169068273311124_o

Pasi siguruan fitimin e Superkupës, edhe dy objektiva i kanë mbetur Tiranës për të zotëruar. Kupën e duan me çdo kusht, megjithatë ai barazim në limit në shtë- pi përballë Kukësit i zbehu disi shpresat.

Megjithatë, Ze Maria u ka kërkuar lojtarëve që të mos dorëzohen dhe të luftojnë deri në sekondën e fundit për gjysmëfinalen. Në fushë do të zbresin më të mirët, edhe pse me mungesa. Albi Doka dhe Marvin Turtulli zyrtarisht nuk do të jenë në fushë.

27798192_1990427537880025_1680906740459425679_o

I pari është ende i dëmtuar, ndërsa i dyti mori të kuq para dy javësh. Shpresohet vetëm që të mos ketë shqetësime për Dorian Kërçikun (i cili la fushën prej një problemi në kofshë ndaj Tomorit), pasi do t’i prishte ndjeshëm llogaritë e trajnerit dhe do krijonte boshllëk në krahun e djathtë të mbrojtjes.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"