Zmijani: Vllaznia do të luftojë deri në fund me…Kamzën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2018 | 13:50

Zmijani: Vllaznia do të luftojë deri në fund me…Kamzën

Mjeshtri i Merituar i Sportit, Hysen Zmijani, e shikon të rrezikuar seriozisht deri në fund ekipin e Vllaznisë. Humbja në Durrës duket se ka kthyer edhe një herë shqetësimin në kampin shkodran, për sa i përket çështjes së mbijetesës.

Zmijani

Kuqeblutë tani janë në vendin e 9-të, që do të thotë të rënë momentalisht nga kategoria. Megjithatë, ka 7 javë të mbetura dhe
llogaritë janë ende të hapura. “Unë e kam theksuar edhe më përpara se Vllaznia do të vuajë deri në fund. Asnjë rast nuk kam thënë pas një fitoreje apo pas një humbjeje që ndihemi të shpëtuar apo të rrezikuar. Në atë pozicion që jemi dhe me aq pikë sa jemi, rreziku është gjithmonë evident. Më vjen keq që të dalë nga goja ime, por ne jemi të rrezikuar deri në momentet e fundit. Nuk shpresoj dhe nuk besoj, por realiteti flet për një skuadër që nuk shfaqet e njëjtë dhe kjo më vë në dyshim deri në fund, nëse do të jetë apo jo e mbijetuar. Rreziku është më i madh se vjet dhe nëse shkojmë deri në ndeshjen e fundit, atëherë gjithçka më duket edhe më e vështirë. Ne duhet që të marrim gjithç- ka nga këmbët tona dhe nuk duhet të shikojmë se çfarë mund të neglizhojë ndonjë skuadër. Më vjen keq vetëm për luhatjet që po shfaqim”, u shpreh Zmijani.

MBIJETESA

Zmijani ka folur edhe për paraqitjen e ekipit të Vllaznisë në takimin e fundit. Ai personalisht është shprehur edhe në intervistat e tjera që Teutën nuk e shikon si një nga skuadrat që mund të rrezikojë. Por, sipas tij, favorizuese për shkodranët është fakti se Vllaznia e Teuta shumë pranë në tabelën e klasifikimit kanë një skuadër si Kamza. “Më vjen keq për atë takim që ekipi zhvilloi në Durrës. Me sa e kam ndjekur, ekipi ka qenë shumë larg asaj që prisja. Nuk e di psenë e asaj paraqitjeje, por ishte shumë larg takimeve të fundit. Nuk dua që të ndalem te gabimet me emra të përveçëm, por unë do të ndalem te paraqitja që të gjithë bënë. Unë personalisht e kam thënë se Teuta nuk do të jetë një nga skuadrat që do të rrezikojë. Fatmirësisht, për Vllazninë paraqitjet e ekipit të Kamzës në javët e fundit futën edhe këtë skuadër në luftën për mbijetesë. Mendoj se më shumë sesa me Teutën, shikoj një luftë me Kamzën për mbijetesë”, vijoi mjeshtri Zmijani.

LUFTËTARI

Për Mjeshtrin e Merituar të Sportit, Hysen Zmijani, takimet në shtëpi duhen që të mos njohin asnjë rezultat tjetër veç tri pikëve për kuqeblutë. Për të, edhe Luftëtari, kundërshtari i radhës në “Loro Boriçi”, nuk bën përjashtim, ndonëse gjirokastritët luajnë një futboll të mirë. Ish-mbrojtësi ka besim për faktin e skuadra ka luajtur mirë në shtëpi, ndonëse ka qenë e vetme, pa përkrahjen e tifozërisë shkodrane. “Në përballjet brenda mund të them se ekipi ka treguar lojëra të bukura dhe ka marrë rezultate të mira. Pavarësisht se gjendet vetëm, pa tifozërinë e saj, sërish ka bërë paraqitje bindëse. Këtë shpresoj që të bëjnë edhe në takimin me Luftë- tarin. Nëse duam që të jemi në Superiore, nuk duhet që të diskutojmë aspak fitoret në fushën tonë, në të kundërt e kemi të humbur luftën. Prandaj, unë shpresoj dhe besoj te një rikthim te fitorja me Luftëtarin”, ka mbyllur deklaratën e tij ish-futbollisti shkodran, Hysen Zmijani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"