Zmijani: Ja pse shkodranët ikin nga Vllaznia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2015 | 18:28

Zmijani: Ja pse shkodranët ikin nga Vllaznia

ZmijaniNë një prononcim për SuperSport, trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani ka komentuar paraqitjen e skuadrës në ndeshjen e sotme ndaj Skënderbeut.

Ndër të tjera tekniku shkodran rrëfen dhe arsyet pse lojtarët shkodranë janë larguar nga Vllaznia dhe emrat e futbollistëve të cilët ai vetë ka larguar.

Paraqitja e skuadrës ndaj Skënderbeut

“I kishim marrë masat që në fillim që të mbroheshim mirë dhe të dilnim në kundërsulm. Goli u pësua në një mënyrë jo të mirë. Por pas pësimit të golit provuam të dalim në kundërsulm. Por korça mbetet korçë, me meritë ato fitore që i ka. Rezultatet janë të këqija, por na kanë shoqëruar dhe virozat, se kemi pasur lojtarë të sëmurë dhe të dëmtuar. Por do të provojmë në vazhdim që të vendosemi në vendin që na takon. Lojtarët e rinj do ta ndihmojnë Vllazninë, por ato duan kohën e vet për tu kombinuar me skuadrën. Pasi është ështirë të ambientohesh për pak kohë”.

Ja lojtarët shkodranë që janë dhe kam larguar

“Me dëshirën time kam larguar 4 lojtarë, të tjerët kanë ikur, ose kanë gjetur një ofertë më të mirë. Kam larguar Syken, Gocaj, Hajdari, Demaj ka kërkuar me dëshirën e vet. Pjesa tjetër janë larguar me dëshirën e vet si Beqiri, Likaj dhe Tafili. Asnjëri nga lojtarët shkodranë nuk kanë pranuar të veshin fanellën e Vllazninsë. Nuk bëhet fjalë për diferencë të madhe në pagë por të vogël. Më mirë është të mbrosh ngjyrat e qytetit tënd ku ke lindur se sa të luash për shembull tek Kukësi. Nuk e kemi luksin me marr Salihin, më ka bërë çudi si Salihi ka qëndruar tek Korça. Me aq mundësi sa kemi, u kemi ofruar një kontratë të gjithë shkodranëve që luajnë në Shqipëri dhe nuk kanë pranuar, me aq mundësi sa kemi”.

Marrdhënia me administratorët e klubit dhe Bashkinë

“Kjo është forca e Vllaznisë në pamje të jashtme, por ju garantoj që do të shihni një Vllazni tjetër. Forca reale e Vllaznisë është tek mesi i tabelës, nuk është konkurrente për titull. Kaq forcë dhe mundësi ka, aq do të japë”- përfundoi Zmijani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"