Zmijani: Gocajn e largova unë, s’kanë lidhje rrogat, është lojtar që nuk sakrifikon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2015 | 12:00

Zmijani: Gocajn e largova unë, s’kanë lidhje rrogat, është lojtar që nuk sakrifikon

ZmijaniFutbollisti shkodran, Olsi Gocaj, para dy ditësh në rrjetet sociale shkroi se shkaku i largimit të tij kanë qenë rrogat e mosdhëna dhe për më tepër gjobat që i janë vënë atij dhe disa lojtarëve të tjerë.

Ai ka deklaruar se nuk i ka marrë rrogat e dy muajve të fundit, prill e maj. Por, sipas Gocajt, largimi ka ardhur kryesisht nga fakti se drejtuesit e klubit shkodran kanë bërë diferencime në shlyerjen e pagave, duke ua dhënë vetëm 5 lojtarëve, të cilëve edhe u kanë thënë që të mos i tregojnë pjesës tjetër të lojtarëve.

Mirëpo pas këtij deklarimi ka reaguar trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani, i cili ka sqaruar situatën që ka lidhje me largimin e Gocajt. Trajneri ka theksuar se është ai që ka kërkuar mospërfshirjen e mbrojtësit në listën e ekipit që ai parashikon për sezonin e ardhshëm…

Për më shumë, lexoni versionin print të gazetës “Panorama Sport”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"