Zmijani: Disa mendojnë se janë mbret në Kombëtare, Brojën nuk duhet ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2022 | 23:15

Zmijani: Disa mendojnë se janë mbret në Kombëtare, Brojën nuk duhet ta…

Hysen Zmijani ka deklaruar se nuk ka asnjë të pazëvendësueshëm në ekipin Kombëtar. I ftuar në “Procesin Sportiv” legjenda shkodrane ka kritikuar lojtarët për të qenë më të kujdesshëm në përfaqësuese dhe të jenë më të thjeshtë e të sakrifikojnë më shumë.

hysen zmijani

“Jam dakord që ka një problematikë sot në ekipin kombëtar. Disa djem mendojnë se janë mbreti. Nuk është kështu, duhet të mendojnë se si të eliminojnë gabimet dhe të jenë më të përqendruar në fushë e lojës. Broja? Unë mendoj se po i japim përgjegjësi më shumë se sa duhet atij djalit. Ai ka cilësi shumë të mira, por duhet që të funksionojnë të gjitha gjërat. A ka të pazëvendësueshëm sot në Kombëtare? Jo. Nuk ka të pazëvendësueshëm me atë që kanë treguar”, tha Zmijani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"