“Zjarr” për Champions në Serinë A/ 6 skuadra në luftë për 3 vende, javën e ardhshme përballen të gjitha me njëra-tjetrën! Ja kalendari i plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 0:00

“Zjarr” për Champions në Serinë A/ 6 skuadra në luftë për 3 vende, javën e ardhshme përballen të gjitha me njëra-tjetrën! Ja kalendari i plotë

Seria A vazhdon të përjetojë një sezon të pazakontë sa i përket luftës për renditjen në zonën e Ligës së Kampioneve. Napoli është i sigurt drejt pjesëmarrjes në edicionin e ardhshëm pasi po bëhet gati të festojë titullin kampion, por pas krahëve të skuadrës së Spaletit ka “zjarr” nga java në javë.

seria-a-6

Janë 6 skuadra të përfshira në 6 pikë dhe vetëm 3 vende në dispozicion, të cilat do të vendosen në 5 javët e mbetura të Serisë A. Një garë e zjarrtë ku ka shumë përballje direkte të cilat me shumë mundësi do të jenë vendimtare për fatin e këtyre skuadrave. Padyshim që java më delikate mbetet ajo e ardhshme, e planifikuar për t’u zhvilluar në 6-7 maj, ku do të 6 skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën.

Në vijim, kalendari i plotë i secilës prej skuadrave:

LACIO (64 pikë)
6 maj, Milan-Lacio
14 maj, Lacio-Leçe
21 maj, Udineze-Lacio
28 maj, Lacio-Kremoneze
4 qershor, Empoli-Lacio

JUVENTUS (63 pikë)
7 maj, Atalanta-Juventus
14 maj, Juventus-Kremoneze
21 maj, Empoli-Juventus
28 maj, Juventus-Milan
4 qershor, Udineze-Juventus

INTER (60 pikë)
6 maj, Roma-Inter
14 maj, Inter-Sasuolo
21 maj, Napoli-Inter
28 maj, Inter-Atalanta
4 qershor, Torino-Inter

ATALANTA (58 pikë)
7 maj, Atalanta-Juventus
14 maj, Salernitana-Atalanta
21 maj, Atalanta-Verona
28 maj, Inter-Atalanta
4 gershor, Atalanta-Monza

MILAN (58 pikë)
6 maj, Milan-Lacio
14 maj, Specia-Milan
21 maj, Milan-Sampdoria
28 maj, Juventus-Milan
4 qershor, Milan-Verona

ROMA (58 pikë)
6 maj, Roma-Inter
14 maj, Bolonja-Roma
21 maj, Roma-Salernitana
28 maj, Fiorentina-Roma
4 qershor, Roma-Specia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"