Zinedin Zidan në “hall të madh”, vera e gjen me 36 futbollistë

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 21:24

Bota FB La Liga Të fundit

Zinedin Zidan në “hall të madh”, vera e gjen me 36 futbollistë

Reali i Madridit ten ton të gjithnjë të transferojë futbollistët më të mirë në qarkullim në çdo pozicion. Për momentin, skuadra e Zinedin Zidanit është plot me talent dhe pritet që të forcohet në verë edhe me emrat e Reiner Zhezusit dhe Doni Van De Bekut. Por këto dy transferime të mbyllura dhe rikthimet e shumë lojtarëve nga huazimet e tyre pritet t’i shtojnë problemet për Zizunë në verë. 

Reali Superkupa

Nga 26 futbollistë që ndodhen aktualisht në “Valdebebas” (plus Diego Altube), në javët e para të sezonit të ri ky numër mund të shkojë në 36. Në “Bernabeu” nuk ka futbollistë kontrata e të cilëve skadon në fund të këtij sezoni, ndërkohë që disa prej tyre përfundojnë në vitin e largët 2026.

Dhe “Marca” shkruan se problemi me këtë mbipopullim të papritur të madrilenëve është se askush nga këta futbollistë nuk dëshiron që të largohet nga klubi. Për të ardhmen e Mariano Diazit dhe Brahim Diazit është folur së fundmi, por askush nga ata nuk dëshiron që të largohet nga Reali. Mariano ka luajtur disa minuta gjatë Superkupës së Spanjës, ndërsa Brahim, pavarësisht mungesës së Garet Bejlit, Karim Benzemasë dhe Eden Hazardit, nuk arriti ta bindë trajnerin për t’i besuar.

zidan

Hames, një kandidat – Hames Rodrigez është një nga lojtarët që me shumë gjasa do të lërë Realin në të ardhmen e afërt. Mesfushori kolumbian në fakt ka kohë që është në merkato dhe shumë klube janë të interesuara për ta transferuar. Por edhe ishtalenti i Monakosë nuk dëshiron që të largohet nga “Los Blancos” dhe kjo është normale.

Askush që është huazuar nuk ka pasur një eksperiencë pozitive dhe të gjithë lojtarët që janë aktualisht në klub mendojnë se ata mund ta ndryshojnë situatën e tyre. Detyra e klubit është të bindë disa prej tyre që do jetë më mirë që të largohen në verë. Skuadrës i bën mirë konkurrenca, por me dozën e duhur, ashtu siç është situata aktuale.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com