Zildzovic: Fitore e rëndësishme, besoj te ky projekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2016 | 16:16

Zildzovic: Fitore e rëndësishme, besoj te ky projekt

Adnan Zildzovic ka mbetur mjaft i kënaqur nga skuadra e tij e cila fitoi 4-0 ndaj Tërbunit në sfidën e sotme. Pas ndeshjes, për “Supersport” tekniku i ballshiotëve ka deklaruar se duket ndjeshëm përmirsimi i ekipit.image-16“Kam 10 ditë me ekipin tim të ri dhe e shoh që cdo ditë jemi më mirë në përmirësim. Ne i respektojmë kundërshtarët, por si kemi frikë. Ishte fitore shumë e rëndësishme për ne dhe jam i lumtur.

Ishim përgatitur mirë për këtë ndeshje. Kjo fitore shkon për lojtarët dhe të gjithë stafin. Kam në ekip futbollistë të talentuar që mësojnë dhe kanë dëshirë për të bërë gjera të mira.

Cdo ndeshje për ne është si ndeshje kualifikuese. Kam besim në këtë projekt. Kemi edhe 16 ndeshje përpara dhe normalisht është herët për të folur për mbijetesën”, deklaroi trajneri i Bylisit pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"