Ziko: Brazil, ki kujdes nga James Rodriguez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2014 | 20:58

Ziko: Brazil, ki kujdes nga James Rodriguez

James RodriguesLegjenda e Brazilit, Ziko, është i befasuar nga loja që Kolumbia ka zhvilluar në këtë Botëror. Sipas lojtarit më të mirë të të gjitha kohërave të Flamengos, “kafexhinjtë”, i kanë kaluar pritshmëritë dhe për herë të parë në historinë e tyre të futbollit janë në çerekfinale, ku kundërshtari i radhës do të jetë Brazili. “Autoriteti me të cilën ata rezervuan vendin e tyre në 1/4 më magjepsi. Kolumbianët kanë mësuar që të mbijetojnë edhe pa Falkaon. Kur ai shënonte shumë gola, shokët e tij thjesht luanin për të, por me dëmtimin që pësoi, i detyroi shokët të mësonin të luanim si ekip. E kjo i dha mundësinë Xhejms Rodriguezit dhe Huan Kuadrados që të shpërthenin. Por merita për këtë ndryshim ka edhe tekniku argjentinas Hose Pekerman”, u shpreh braziliani. Ai më pas analizon përballjen e 1/4 të premten e ardhshme, ku Kolumbia, e cila vjen pas 4 fitoresh, do të ndeshet me verdhejeshilët. “Kolumbia ka shënuar 11 gola dhe ka pësuar vetëm 2. Ajo që mua më goditi në takimin ndaj Uruguait ishte mënyra se si punonin me topin dhe sulmet e furishme”.
Paralajmërimi – Ziko ka një mesazh për kombëtaren verdhejeshile në mënyrë që të vazhdojë të mbajë gjallë ëndrrën për të fituar Botërorin. “Rodriguezi më befasoi plotësisht. Për mendimin tim, ai është një nga lojtarët më të talentuar në këtë Kupë Bote. Pasimi i tij është i ëmbël dhe është interesante se sa mashtrues ai mund të bëhet. Mund të duket sikur humbet në lojë, por aty ai thumbon dhe i kap në befasi rivalët e tij. Një mesfushor që bën 5 gola, në 4 takime duhet të respektohet”. Futbollistë të tjerë që kanë tërhequr vëmendjen e Zikos, janë edhe Mario Jepes në mbrojtje dhe Pablo Armero.
Seleçao – Për brazilianin, rezistenca që Kili i bëri verdhejeshilëve do të jetë një frymëzim për “kafexhinjtë”. “Nuk e prisja që ‘seleçao’ do luante keq dy herë radhazi. Ndaj Kilit, atyre u mungoi frymëzimi dhe këtë herë Nejmari dështoi. Ndoshta nga goditja që mori në nisje. Brazili dominoi dhe vuri ‘të kuqtë’ për një kohë të gjatë, por edhe Kili i respektoi shumë. Nuk luajti si ndaj Spanjës. Fakti është se ne na mungon një plan i qartë loje. S’ka ndërtim loje nga mesfusha dhe lojtarët po luajnë me topa të gjatë që kanë një pikëmbërritje, Nejmarin”. Ajo që më shumë shqetëson Zikon, është mbrojtja e braziliani jep këshillat e tij. “Luis Gustavo mori të verdhë. Ai është më i miri i Brazilit në markimin një për një. Do ta mbulonte shumë mirë Rodriguezin. Por kujdes duhet edhe ndaj Kuadrados. Brazili duhet të përmirësohet dhe të mos bazohet vetëm te Nejmari. Kolumbia do jetë një sfidë ndryshe krahasuar me Kilin, ata nuk bëjnë një lojë me shumë presion. Megjithatë me atë që kanë treguar Rodriguezi dhe grupi, do tentojnë që ta tronditin Brazilin”.
Përgatiti: IRGIS HYSENAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"