Zikaltërve u nevojiten 50 milionë euro, Interi duhet të sakrifikojë një nga dy holandezët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 9:05

Zikaltërve u nevojiten 50 milionë euro, Interi duhet të sakrifikojë një nga dy holandezët

Interi është ndër skuad rat që ka lëvizur më së shumti në merkaton e kësaj vere, por problemet financiare janë ende prezentë. Për të shpëtuar bilancin, drejtuesit duhet të realizojnë të paktën një derdhje prej 50-60 milionë eurosh.

dumfris-de vraj

Një shifër e tillë do të qetësonte arkat e njëkohësisht do t’u jepte frymëmarrje drejtuesve për të vijuar punën në kërkim të ndonjë elementi të nevojshëm për skemat e trajnerit Simone Inzagi. Shitjet e Kazadeit dhe Pinamontit do të mund ta lehtësojnë situatën, por zgjidhja përfundimtare do të vijë me një largim prestigjioz.

NË SHITJE – Në këto dalje të para sezonale problemet më të shumta të Interit kanë qenë në mbrotje. Lensi, Monakoja dhe Lioni, madje edhe modestët e Luganos kanë gjetur mënyrën për të çpuar prapavijën zikaltër.

Gjashtë gola në 4 miqësore nuk janë pak, ndaj tek Interi po mendohen mirë përpara se ta pranojnë largimin e Shkriniarit. Sllovakut i skadon kontrata pas një viti dhe klubi punon për rinovimin, por prej javësh ka një presion në rritje nga ana e PSG-së.

Ndjesia deri pak ditë më parë ishte se në rast të një oferte 60- milionëshe, lojtari mund të largohej. Së fundmi llogaritë kanë ndryshuar dhe drejtuesit mendojnë të sakrifikojnë njërin mes De Vrajit dhe Dumfrisit.

I dyti ka ofertë nga Çelsi, por duket se synon të qëndrojë tek Interi për të mos humbur Botërorin.

Disi më e ndryshme situata e ish-lacialit, që pas derbit nuk e ka marrë më veten. Për të ka interes, por asnjë propozim konkret, e aq më tepër ndonjë me 30-40 milionë euro brenda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"