Zidan: Reali është gati për finalen, ja pse luajti djali im në formacion…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 18:59

Zidan: Reali është gati për finalen, ja pse luajti djali im në formacion…

Zinedin Zidan thotë se Reali është gati për finalen e Ligës së Kampioneve, por nuk i jep notë pozitive ecurisë së madrilenëve në kampionat. Ai foli për Bejlin, por edhe për debutimin e të birit.

Zidan

“E rëndësishme është që nuk kemi dëmtime dhe skuadra është gati për finalen e Kievit. Por nuk do të them se cilët janë lojtarët që do të luajnë si titullarë. Bejl? Ai nuk i ka ngritur kurrë duart që të dorëzohet, por ka luftuar gjithmonë dhe ka treguar se është një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër”, tha fillimisht Zidan.

Zidan

Në fjalën e tij pas ndeshjes nuk mund të mungonte një koment në lidhje me ndeshjen e të birit. “Ishte nga të vetmit që nuk kishte luajtur këtë sezon. Është pjesë e skuadrës dhe prandaj e aktivizova. Jam i lumtur për debutimin e tij. Nota për kampionatin? Nuk kemi bërë një kampionat të mirë dhe nuk duhet të jemi të kënaqur me ecurinë tonë, por të mendojmë për Championsin”, përfundoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"