Zidan nuk e bën dramë barazimin me Bryzh: Të gjithë duhen fajësuar, unë i pari, por më pëlqeu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2019 | 23:13

Zidan nuk e bën dramë barazimin me Bryzh: Të gjithë duhen fajësuar, unë i pari, por më pëlqeu…

Reali i Madridit barazoi 2-2 me Klub Bryzh brenda në shtëpi, por Zinedin Zidan e vlerëson performacën e ekipit të tij, për reagimin kur takimi po humbjen 0-2.

zidan

PERFORMANCA – Rezultat i keq, por reagim i mirë. S’mund të jemi të lumtur. Bëmë 45 minuta sikur nuk ishim në fushë. Gëzohem për një pikë. E nisëm keq, 10 minutat e para nuk ishim të përqendruar. Bëmë një lojë akoma më të keqe pasi ata shënuan të parin, dhe më pas shënuan edhe të dytin. Në pushim u thashë djemve që duhej ndryshuar kjo lojë, dhe e bënë.

NËNVLERËSIM – Nuk është se nuk dëshironim të luanim. Një ndeshje e keqe mund t’u ndodhë të gjithëve. Dy golat që pësuam janë pak qesharakë.

MUNGESA E GOLIT – Nuk shqetësohem. E di që shanset që krijohen duhen shënuar. Me pak saktësi, do kishim fituar ndeshjen.

KURTUA – Kurtua ndihej keq dhe nuk mund ta vijonte pjesën e dytë. Në pjesën e parë mund ta fajësojmë atë, por të gjithë duhen fajësuar, unë i pari. Po të vijonim ashtu do humbnim, por lojtarët reaguan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"